Certifikohen mësimdhënësit nga për përsosmëri në mësimdhënie
Prishtinë, 7 dhjetor - Drejtori i misionit të USAID-it James Hope se bashku me Rektorin e Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina Ramadan Zejnullahu, dhe Ministrin e Arsimit Arsim Bajrami do të flasin me rastin e certifikimit të mësimdhënësve nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie në Universitetin e Prishtinës.
Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie mbështet një mësimdhënie efektive dhe inovative të gjitha disiplinave në Universitetin e Prishtinës dhe në institucionet e tjera të arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon.
Qendra ofron seminare të rregullta dhe burime të tjera për të rritur efektivitetin e mësimdhënies në klasë dhe të stimulojë të nxënit.
Programi i USAID-it Lidershipi Transformues, Bursat dhe Partneritetet (TLP-SP) mbështet Qendrën për Përsosmëri në Mësimdhënie.
TLP-SP është program pesëvjeçar i cili ka për qëllim të zhvillojë më tej një kuadër profesionist të liderëve të cilët do të mund ti prijnë një zhvillimi domethënës ekonomik, politik, dhe shoqëror në Kosovë.
Programi është në kërkim të kandidatëve potencial për tu regjistruar në programet e certifikimit profesional në Sh.B.A. Nga prilli i vitit 2015, Programi bashkëpunon ngushtë me Universitetin e Prishtinës