28 Dhjetor 2024

Certifikohen koordinatorët e sigurimit të cilësisë në arsim

Prishtinë, 25 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z Arsim Bajrami, mori pjesë në ceremoninë e  certifikimit të 130 koordinatorëve për sigurim të cilësisë nga të gjitha shkollat e arsimit profesional në Kosovë, të cilët kanë ndjekur trajnimin  “Përgjegjësitë e menaxhmentit dhe menaxhimi i burimeve njerëzore dhe fizike në  Arsim dhe Aftësim Profesional (AAP).

Me këtë e rast, ministri Bajrami ndër tjera tha se, MAShT–i ka për synim ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim, krijimin e shkollave dhe sistemit cilësor edukativo-arsimor, të bazuar  në  nevojat e tregut  të punës. Kemi lansuar projektin “Arsim Cilësor për Punësim” dhe vlerësojmë se gjasat ma të mira për të krijuar vende të reja të punës janë shkollat profesionale, cilësore.

“Mendoj se investimet në arsimin profesional duhet të rriten, por duhet te kemi edhe ndërtim sa më të shpejtë të standardeve të arsimit profesional.  Ndërsa, po punojmë me partnerë rajonal e ndërkombëtarë që kanë traditë arsimin profesional, siç  janë Gjermania, Austria, Luksemburgu, Zvicra dhe shtetet tjera të Bashkimit Evropian, që e mbështesin dhe janë të gatshme të mbështesin arsimin profesional në kuptimin e ndërtimit të standardeve“, tha ministri Bajrami.

“Qeveria duhet ta përballojë dhe planifikojë në aspektin buxhetor, në mënyrë që të sigurojmë që arsimi profesional të jetë edukim me standardet evropiane, dhe arsimim me punën praktike dhe shkathtësi. Duhet të kujdesemi që  Qendrat e Kompetencës, të jenë në funksion të asaj për çka janë themeluar“, tha ministri Bajrami.

Ministri theksoi se jemi duke zhvilluar me Bashkimin Evropian projektin: “Përshtatja Sistemit Arsimor Nevojave të Tregut të Punës”, ndërsa bëri të ditur se së shpejti  do të miratohet në nivel kombëtar “Strategjia për Ngritjen e Cilësisë“, e cila do të shpërndahet në shkollat e Kosovës.

Në vazhdim, ministri Bajrami, tha se do të shikojmë mundësinë e hartimit të një kurrikule të re për arsimin dhe aftësimin profesional, të kemi module praktike për këtë sektor, njëherësh do të punojmë në trajnimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve.

Në fund, ministri Bajrami, gjithashtu theksoi se edhe universitetet në Kosovë duhet të shikojnë mundësitë e profilizimit në fusha të caktuara.

Ky trajnim u  mundësua nga  Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe   Autoritetit Kombëtar i Kualifikimeve, që njëherësh mbështetë zbatimin e Kornizës Kombëtare për Sigurim të Cilësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)