Certifikohen drejtorë të shkollave të Klinës për vlerësim të përformancës
Klinë, 14 dhjetor - Janë certifikuar drejtorë dhe koordinatorë të shkollave të Komunës së Klinës për vlerësimin e përformancës së shkollës pas trajnimit 5 ditorë me temë: Vlerësimi i brendshëm i shkollës.
Trajnimi është organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë dhe është mbështetur nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.
Pjesëmarrësit, gjatë 5 ditëve të trajnimin kanë dëshmuar përkushtim dhe angazhim për vlerësimin e përformancës.
Pas përfundimit të trajnimit ekipet e shkollave në periudhën dy mujore kanë realizuar procesin e vetëvlerësimit në shkolla, ku secila shkollë ka dorëzuar në DKA raportet e përfundimit të punës. Pastaj, Instituti Pedagogjik i Kosovës, i ka vlerësuar këto raportet të shkollave dhe pas kësaj ka certifikuar drejtorët dhe koordinatorët.
Vlerësimi i përformancës së shkollës është obligim me Udhëzime Administrative të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. ​