14 Nëntor 2024

Certifikohen 84 kandidat qё kanё dhёnё provimin e Jurisprudencës

Prishtinë, 31 dhjetor - Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, sot u certifikuan 84 kandidatë të cilët e kanë dhënë provimin e Jurisprudencës në afatin e Dhjetorit të këtij viti.

Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Kryetari i Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, Enver Peci, Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, njëherit Kryetar i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës Fejzullah Hasani, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë si dhe pjesëmarrës tё tjerë.

Me këtë rast Ministri Kuçi tha se po e përmbyllim vitin me këtë ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, duke shtuar se provimi i Jurisprudencës është shumë i rëndësishëm  për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe se kandidatët të cilët e kanë kaluar këtë provim do të kontribuojnë nё sistemin e drejtësisë, si dhe do të jenë përmirësues të imazhit të drejtësisë në Kosovë.

Për vlerën dhe rëndësinë e provimit të Jurisprudencës, si hap i parë për inkuadrim në sistemin e drejtësisë folën edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh Kryetar i Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci.

Sipas tyre, dhënia e provimit të jurisprudencës ofron kandidatët një hap me afër inkuadrimit në sistemin gjyqësor të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)