Certifikohen 37 mësimdhënës për mirëkuptim ndërkulturor
Prishtinë, 26 shtator - Në kuadër të licencimeve të mësimdhënësve nga ofertuesit e programeve për trajnim, të akredituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), është bërë certifikimi i 37 trajnerëve nga komunat e Kosovës, përfshirë edhe tetë trajnues nga komuniteti serbë.
Zëvendësministri i Arsimit, z. Nehat Mustafa në këtë takim i cili është mbajtur në Shkup ka theksuar se, MASHT- i ka akredituar këtë program duke i parë vlerat e tij për përgatitjen e gjeneratave për jetë më të mirë ndërkulturore.
Udhëheqësi i Zyrës së sekretariatit në Këshillin e Evropës, Tim Cortënight, nga ana e tij vlerësoi se, Kosova me vlerat e saj multikulturore do të jetë një vend me zhvillim ekonomik dhe partnere me vendet tjera të Evropës dhe një vend mjaft atraktiv turistik.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe kordinatori i programit Ndërkulturalizmi dhe Procesi i Bolonjës, Emir Azoviq, udhëheqësi i programit Pestalozi, Huber Josef dhe znj. Pascale Mompoint- Gaillard, trajnere e programit Mësimdhënia për Mirëkuptim Ndërkulturor.
Programi është akredituar nga MASHT sipas UA 04/ 2010 për akreditimin e ofertuesve të programeve të trajnimit në shërbim dhe të programeve të tyre, si dhe UA 05/ 2010 për licencimin e mësimdhnësve. Programi bart 240 orë trajnimi me 8 kredi (ECDL).