Certifikohen 22 drejtorë, profesorë dhe mësimdhënës
Mitrovicë, 5 shkurt - Është bërë certifikimi i 22 drejtorëve, profesorëve dhe mësimdhënësve të shkollave të Mitrovicës.
Ata për një kohë kanë ndjekur trajnimin në temën \"Ndërtimi i kapaciteteve të drejtorëve të shkollave për përmirësimin e qeverisjes, menaxhimit dhe udhëheqjes së shkollës\".
Ky trajnim është financuar nga Komuna e Mitrovicës dhe përkrahur nga Besic Education Program (BEP), i akredituar nga MASHT-i.
Të pranishëm në ndarjen e certifikatave nga Komuna ishte nënkryetari i komunës, z. Safet Kamberi, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, përfaqësuesi i MASHT-it, Avni Rexha si dhe dy përfaqësueset nga BEP.
Nënkryetari Kamberi dhe drejtori Hajzeri kanë thënë se certifikimi i drejtorëve, profesorëve dhe mësimdhënësve të disa shkollave të Mitrovicës, do të ndikoj pozitivisht në përmirësimin e qeverisjes, menaxhimin dhe udhëheqjen e shkollave.