22 Dhjetor 2024

Certifikohen 117 drejtorë të shkollave

Prishtinë, 13 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të 117 drejtorëve të shkollave, të cilët me sukses e kanë përfunduar programin “Zhvillimi i kapaciteteve në udhëheqjen arsimore”.

Me këtë rasti, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka thënë se bashkëpunimi i GIZ-it dhe Ministrisë së Arsimit është duke dhënë rezultate të dukshme për të menaxhuar mirë nivelet e përcaktuara.

“Synimi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tanimë është ngritja e cilësisë, përveç të tjerave. Menaxhimi i mirë i arsimit, padyshim që ndikon në rritjen e cilësisë arsimore dhe kjo duhet të jetë në nivel”, tha ministri Buja.

Unë besoj shumë, theksoi ministri, se ju që keni qenë në garë, ju që keni marrë dituri për menaxhimin, që sjell përvoja e mirë e GIZ-it, jeni në nivelin e duhur për të menaxhuar mirë nivelet tuaja të përcaktuara.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer deklaroi se mësimi është i rëndësishëm gjatë tërë jetës. “Unë duhet të them dhe të mësoj rreth historisë kulturës, shoqërisë, politikës së Kosovës, pra unë bëhem një student gjatë tërë jetës sime dhe duhet t’i mësoj këto. Nuk jam i vetëm, merrni edhe vetveten si shembull , ju që qëndroni në anën tjetër dhe ia bartni njohuritë, mësimet tek nxënësit e juaj, ju si drejtorë shkollash dhe mësimdhënës e keni atë rolin e të mësuarit gjatë tërë jetës” ka thënë Blomeyer.

Kryesuesi i kolegjiumit të drejtorëve të drejtorive komunale të arsimit të Kosovës, Azem Guri, tha se bashkëpunimi i ngushtë në mes të Ministrisë së Arsimit dhe drejtorive komunale të arsimit ka hartuar planet e niveleve arsimore të cilët për synim kanë pasur dhe kanë avancimin e cilësisë në arsim.

Ky trajnim ka ardhur si rezultat i përbashkët i GIZ-it dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe ka pasur për qëllim ngritjen e kapacitetit të arsimit fillor në Kosovë.

GIZ/CDBE është duke e mbështetur MAShT-in në zbatimin e ligjeve dhe strategjive përkatëse si dhe i adreson nevojat për Zhvillimin e Kapaciteteve në MAShT, por edhe në Drejtoritë Komunale për Arsim/DKA si dhe në nivel të komunitetit dhe të shkollës.

GIZ/CDBE mbështetjen e sektorit te arsimit në Kosovë a ka ndarë në tri faza ku në fazën e parë (01.01.2010-31.12.2012), programi u përqendrua në pilot komunat Klinë, Fushë Kosovë, Kaçanik, Gjilan, pjesërisht në Prizren dhe Prishtinë duke e shtrirë veprimtarinë tek nxënësit e klasave 1 dhe 9 si dhe tek ata fëmijë dhe të rinj të cilët kanë braktisur shkollën dhe tani janë duke kërkuar arsimim apo mbështetje të mëtejmë për të hyrë në tregun e punës.

Në fazën a parë GIZ/CDBE  hartoi programin e trajnimit “Zhvillmi i kapaciteteve në Udhëheqjen Arsimore” që është programi i parë i akredituar i këtij lloji nga MASHT-i në Republikën e Kosovës. Programi  ndihmoi shkollat në qeverisje dhe menaxhim më cilësor.

Ky program trajnimi u zhvillua në shtatë module me 21 ditë trajnim (170 orë trajnimi), ku u përfshinë  tema: E Drejta për edukim-Edukimi cilësor, Shkolla e mirë, Plani zhvillimor i shkollës, Menaxhimi i projektit, Komunikimi dhe bashkëpunimi, Udhëheqja dhe menaxhimi i personelit, Administrimi efektiv i shkollës dhe Udhëheqja e takimeve.

Në këtë trajnim, janë përfshirë të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe një pjesë e zyrtarëve të DKA-ve nga komunat pilote të lartpërmendura dhe me sukses ne vitin 2011 e kane përfunduar 69 drejtorë dhe zyrtar të DKA-ve. Këtë vit me sukses kanë përfunduar 117 drejtor te shkollave dhe zyrtarë të DKA-ve.

Poashtu, me qëllim të mbështetjes së implementimit të instrumenteve të reja GIZ/CDBE ka zhvilluar një iniciativë për të motivuar Këshillat Drejtues të  shkollave në hartimin e Planeve Zhvillimore Shkollore (PZHSH).

Prandaj, shkollat e suksesshme janë shpërblyer me material shkollor që do të shërbejë në konkretizimin e mësimdhënies si: 50 Mikroskopë, pajisje për kabinete te fizikes si: 30 peshore, 30 spektroskopë, 30 ampermetra, 30  voltmetra, 30 gjilpëra magnetike, 100 shtypëse për shishe të plastikes, 96 harta te ndryshme si dhe 11 komplete lëndën e edukatës fizike për futboll, basketboll dhe volejboll. Gjashtë planet me të mira zhvillimore janë shpërblyer me nga një shpërblim shtesë. Gjithashtu GIZ-CDBE ka shpërblyer edhe 5 institucione parashkollore me material didaktik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)