24 Dhjetor 2024

Çerdhet me bazë në komunitet

Prishtinë, 11 korrik -  Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me drejtuesen e Kabinetit, Fitore Pacolli, mbajtën sot konferencën për media për të prezantuar modelin e ri të çerdheve me bazë në komunitet që do të hapen brenda këtij viti në Komunën e Prishtinës.

Kryetari Ahmeti shpjegoi para mediave se Komuna e Prishtinës ka tri objekte në të cilat ka investuar qeverisja e kaluar por të cilat për shkak të kufizimeve buxhetore nuk janë funksionalizuar asnjëherë dhe të cilat edhe janë dëmtuar duke mos u shfrytëzuar. Duke pasur parasysh kufizimet që kemi Komuna e Prishtinës ka dizajnuar një model të ri, në përputhje me Ligjin Mbi Edukimin Parashkollor Nr. 02/L-52 dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 42/2007,  përmes të cilit do t\'i funksionalizojë këto çerdhe si dhe objekte tjera Komunale në të mirë të komunitetit.

Modeli i çerdhes me bazë në komunitet do të fillon si pilot projekt në lagjen Mati ku edhe është duke u rinovuar objekti dhe brenda vitit do të do të hapim  edhe tri çerdhe tjera në Lagjen Hajvalia, dhe në fshatrat Busi dhe Besi.

Përmes këtij modeli Komuna e Prishtinës synon që të krijoj institucione parashkollore të cilat do të menaxhohen nga Komuniteti . Këshilli i Komunitetit,  i cili zgjedhjet nga komuniteti, do te përbëhet prej 7 (anëtarësh). Këshilli i komunitetit nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës përmes konkursit publik, në përputhje me procedurat ligjore për rekrutim dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT-i, do të siguroj edukatoret dhe personelin tjetër të nevojshëm. Këshilli i komunitetit do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e objektit, higjienës, sigurimin e ushqimit, pagesën e personelit, krijimin dhe menaxhimin e fondeve në bazë të rregulloreve që do të harton Këshilli.

Ky model, përveç se do ta lirojë Komunën e Prishtinës nga barra e menaxhimit dhe investimit të vazhdueshëm në mirëmbajtje dhe shpenzime në mjetet e nevojshme për punë, mundëson që cilësia dhe kujdesi ndaj fëmijëve të jetë shumë më i mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)