Caritasi Zviceran nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Mitrovicën
Mitrovicë, 2 qershor - Caritasi Zviceran Misioni në Kosovë ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunen e Mitrovicës në mënyrë që të mbështesin edukimin parashkollor në nivel komunal; dhe kjo mbështetje është e bazuar në fillimin e Fazës V të Projektit të Edukimit Parashkollor të Caritasit Zviceran për periudhën 2015 -2017.
Me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme hapet rruga për bashkëpunim të mëtejm me Caritasin Zviceran, dhe njëkohësishit kjo përkraje është në harmoni me synimet e Komunës së Mitrovicës për këtë fushë të arsimit. theksoi Zt. Agim Bahtiri, Kryetari i Komunës së Mitrovicës.
Caritasi Zviceran përmes këtij projekti do të ofrojë mbështetje për arsimim parashkollor ne Komunën e Mitrovicës për një periudhë tre vjeqare.
Përveç mbështetjes me pajisje, Caritasi Zviceran do të sigurojë trajnim për edukatoret parashkollor në lokalitetet e synuara; në këtë drejtim Caritasi Zviceran ka marrë vërtetimin nga departamenti përkatës i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për zbatimin e trajnimit të mësuesve parashkollor.
Për këtë qëllim ne kemi krijuar tashmë planin dinamik në përputhje me kërkesat e DKA-së - theksoi Zt. Kreshnik Basha Shef i Misionit të Caritasit Zviceran;
Eshtë një rast i veqant që pas 01 Qershorit ditës ndërkombëtare të fëmijëve, Komuna e Mitrovicës, gjegjësisht DKA të nënshkruaj sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Caritasin Zviceran, projektin për Edukim Parashkollor.
\"Kjo na jep mundësi që për fëmijët e moshave 5-6 të krijojmë kushtet sipas standardeve të edukimit parashkollor. theksoi znj. Ajmane Barani, Drejtoresha e Arsimit në Mitrovicë.
Donatorët kryesore të Fazës V të Projektit Edukimi Parashkollor janë: Principata e Lihtenshtajnit, SDC, Fondacioni Medicor dhe Caritasi Zviceran.