Caritas sjell pajisje me inventar për klasat e parafillorëve
Klinë, 17 qershor - Në shkollën fillore të mesme të ulët Motrat Qiriazi në Klinë, është organizuar ceremoni falënderimi për organizatën Caritas nga Zvicra, e cila ka ndihmuar në realizimin e projektit të përbashkët me Komunën e Klinës për pajisje me inventar të dhomave shkollore për nxënësit parafillor në 15 shkolla të kësaj komune.
Komuna e Klinës njfton se projekti ka kushtuar 40 mijë euro dhe përfshinë ndihmë në inventar dhe ndihmë profesionale për mësuesit parafillor. \"Të gjitha dhomat mësimore janë furnizuar më inventar të nevojshëm, gjë që do të ndikojë dukshëm në rritjen e cilësisë së mësimit\", thuhet në një komunikatë të Komunës së Klinës.
Në ceremoninë e rastit, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka falënderuar përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran për këtë mbështetje dhe ka thënë se ky projekt do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve për nxënësit parafillor dhe avancimin e mësimdhënies. Investimi në arsimin parafillor ndikon drejtpërdrejt në të gjitha etapat e më pastajme të shkollimit në formimin e personalitetit të fëmijëve, ka thënë Bashota.
Sipas kryetarit Bashta, Klina ka bërë mjaft shumë në rritjen e hapësirave shkollore me hapjen e paraleleve për parafillor gati në të gjitha shkollat e kësaj komune. Sipas tij, 70 % të fëmijëve që hyjnë në klasë të parë kanë ndjekur mësimet si parafillor, ndërkohë është paraparë që kjo shkallë të rritet në nivelin 100 %.