Cacttus fitues i çmimit për Garën për Arsim dhe Aftësim Profesional
Prishtinë, 14 shkurt - Kompania Cacttus nga Prishtina fitoi sot vendin e parë në garën për arsim dhe aftesim profesional të cilin e ndajnë Oda Ekonomike e Kosoves, Ministria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjise dhe GIZ-i.
Me kete rast kryetari i Odes Safet Gërxhaliu ka thënë se ka ardhur koha kur arsimi dhe aftësimi profesional eshte i nje rendesie te veçante.
Ju e dini qe keni filluar nje gare per te inkurajuar komunitetin e biznesit qe te jene sa me aktiv ne mbështetjen e arsimit dhe aftësimit profesional . Ne po bisedojme per ekonomi, per politike per integrime politike dhe ekonomike por shume here po harrojme ate me te rendesishmen, arsimimin e njerëzve tane. Baze e cdo zhvillimi te nje shteti eshte arsimimi i njerëzve te tij, ka thene me kete rast Gerxhaliu.
Kreu i OEK-ut ka thene se ka ardh koha qe ti kushtohet me shume rendesi kualifikimit te fuqise punetore.
Arsimi dhe aftësimi profesional eshte duke u zhvilluar ne Kosove mirëpo ne si perfaqesues te bizneseve mendojme se duhet te behete me shume. Per Oden Ekonomike te Kosoves arsimi dhe aftësimi profesional eshte i nje rendesie te veçante dhe ne si Ode kemi themeluar Departamentin per Arsim, ka thene kryetari i Odes.
Ryve Prekorogja, nga Ministria e Arsimit, Shkences dhe teknologjise ka thene se roli i ndërmarrjeve ne arsim dhe aftësim profesional eshte rendesishem.
Aftësimit profesional dhe zhvillimi ekonomik jane te lidhura shume ngusht, andaj nese nisemi prej kësaj mund te deklaroj se nuk do te kemi arsim profesional pa pjesëmarrjen e juaj ne kete lloj arsimimi dhe e kunderta nuk do te ket zhvillim ekonomik pa arsim te mirefillte profesional, tha ajo.
Vendin e dyte ne kete gare e ka fituar Rroni-Fer, nga Gjakova.