Bytyqi e Gjinovci diskutojn për avancimet e reja akademike në UP
Prishtinë, 8 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të presë në takim përfaqësuesin e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Rron Gjinovci për të diskutuar për avancimet e reja akademike në Universitetin e Prishtinës dhe konkursin që mbetet i hapur deri më 14 maj.
Në këtë takim, do të bisedohet edhe për nevojën për kthimin e personave që kanë përfunduar studimet superiore jashtë vendit dhe që janë të angazhuar në procese akademike jashtë vendit.
Takimi mbahet sot në Kabinetin e Ministrit, ndërsa pas takimit ministri Bytyqi dhe përfaqësuesi i ORCA-s, Rron Gjinovci, do të mbajnë konferencë për media.