15 Nëntor 2024

Bytyqi bisedoi për bashkëpunim edhe me disa institucione të arsimit në Iowa

Iowa, 16 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vazhduar edhe sot vizitën në Iowa të ShBA-ve, ku ka vizituar edhe tri institucione të arsimit: Johnston High School, Norwalk High School dhe Universitetin e Iowas Veriore.

Gjatë vizitës në Johnston High School, ministri Bytyqi ka biseduar me udhëhqësit e shkollës për mundësitë e binjakëzimit të kësaj shkolle me shkollat e qytetit të Pejës në mënyrë që të hapet mundësia e shkëmbimit të stafit dhe të nxënësve. Kjo shkollë tashmë ka marrëveshje binjakëzimi me qytetin e Pejës.

Kjo shkollë, vitin e kaluar ka dërguar katër fëmijë në programin përmes organizatës “Toka” dhe planifikon që këtë vit të dërgojë edhe katër fëmijë të tjerë.

Ndërsa, edhe në në Norwalk High School, e cila është e binjakëzuar me qytetin e Vushtrrisë, ministri Bytyqi ka biseduar me udhëheqësin Duanee Magee për mundësitë e bashkëpunimit dhe binjakëzimin e kësaj shkolle me shkollat e Vushtrrisë.

Gjatë vizitës që ka pasur ministri Bytyqi në Universitetin e Iowas Veriore, ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit me universitetet kosovare, ndërsa i ka falënderuar për raportin shumë pozitiv që e ka bërë për Kosovën ky Universitet, një ekip i të cilit ka qëndruar në Kosovë me në krye prof. Greg Hamot.

Ministri Bytyqi me këto aktivitete i ka dhënë fund vizitës së tij në Iowa të ShBA-ve ku ka zhvilluar takime të rëndësishme me udhëhqës të lartë të shtetit dhe udhëhqës të universiteteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)