Buja:Ukshin Hoti ishte njeri i kombit
Prizren, 11 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja , mori pjesë në hapjen e punimeve të simpoziumit shkencor kushtuar veprimtarit, intelektualit dhe atdhetarit Ukshin Hoti . Ky simpozium është organizuar nga Universitetit të Prizrenit i cili njëherësh mban emrin Ukshin Hoti .
Ministri Buja me këtë rast ndër tjera tha se ndjehet i privilegjuar që ka rastin të merr pjesë në simpoziumit shkencor kushtuar jetës dhe veprës së Ukshin Hoti.
Ukshin Hoti ishte njeri i kombit, i sakrificës , profesor dhe intelektualin e shquar të kombit tonë i cili tërë jetën ja kushtoi lirisë së vendit .
Duke folur për faktin se ende nuk dihet asgjë për fatin e atdhetarit Hoti, ministri Buaj tha se njerëzit e mëdhenj si Ukshin Hoti kanë vetëm ditëlindje , ata janë përjetësisht të pavdekshëm .
Në vazhdim ministri Buja foli edhe për aspekte tjera të jetës e veprës së Ukshin Hotit ndërsa porositi studentët e Universitetit të Prizrenit që të ndjehen krenarë për emrin që mbanë ky institucion njëherësh ftoi punonjësit shkencorë që të punojnë e hulumtojnë sa më shumë për veprën e madhe të Ukshin Hotit pasi që ende ka shumë për tu thënë , vlerësoi në fund ministri Buja .
Ndërkaq veprimtari i çështjes kombëtare z. Adem Demaqi, e vlerësoi Ukshin Hotin si intelektual largpamës , njeri të teorisë dhe praktikës , sakrificës sublime për çështjen shqiptare .
Ai ishte në përballje me të gjithë , brenda dhe jashtë vendit për çështjen kombëtare por gjithnjë me gjuhën e argumenteve bindëse e të pakontestueshme, njëherësh i papërkulshëm ndaj goditjeve që pësoi nga regjimi .
Për jetën dhe veprën e Ukshin Hotit folën edhe rektori i Universitetit të Prishtinës z. Ibrahim Gashi dhe rektori i Universitetit ët Prizrenit z. Zahedin Shemsedini ( u.d) .
Në emër të familjes, të pranishmit i përshëndeti djali Andin Hoti i cili tha se ndjehet krenarë për jetën dhe veprën e babit Ukshin Hoti ndërkaq tha se mbetet që gjeneratat e reja , studentë, profesorë dhe intelektualët tjerë të vendit të punojnë dhe qojnë përpara zhvillimin e vendit ashtu siç e dëshironte z. Hoti.