Bujar Dugolli rizgjedhet dekan i Filozofikut
Prishtinë, 1 shkurt - Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, të hënën ka filluar procesi i zgjedhjeve për dekan.
Procesi është zhvilluar në tri fakultete. Dekan i Fakultetit Ekonomik është zgjedhur But Dedaj, dekan i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, ndërsa dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, Enver Hamiti.
Ndërkohë zgjedhjet për njësitë e tjera akademike do të vazhdojnë të martën dhe të mërkurën.