23 Dhjetor 2024

Buja: Studimet e doktoraturës synimi ynë

Prishtinë, 1 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku është promovuar fillimi i studimeve të doktoratës në katër fakultete.

Ministri Buja derisa ka uruar të gjithë kandidatët që kanë filluar studimet e doktoraturës është shprehur se ende nuk është arritur synimi i ministrisë, që në të gjitha njësitë akademike të ketë studime të doktoratës.

“Fillimi i studimeve të doktoratës në të gjitha programet e akredituara është përmbushje e pjesës më të rëndësishme të misionit që kemi. Por, kur të arrihet synimi ynë që të ketë studime të doktoratës në të gjitha njësitë akademike, ne kemi arritur synimin tonë para shoqërisë”, ka thënë ministri Buja.

Ndërkaq, rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi, ka kërkuar nga dekanët dhe koordinatorët e studimeve të doktoratës, që të jenë të mobilizuar për të përmbushur gjitha obligimet që dalin nga statuti i Universitetit dhe nga rregullorja e studimeve të doktoratës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)