24 Dhjetor 2024

Buja premtoi përkrahjen e MAShT për Universitetin “Isa Boletini”

Prishtinë, 27 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja vizitoi, sot Universitetin Publik “Isa Boletini” në Mitrovicë ku u takua me Këshillin e Përkohshëm Drejtues të këtij universiteti, stafin akademik dhe punëtorët e administratës.

Në takimin me anëtarët e Këshillit të Përkohshëm Drejtues, ministri Buja ka biseduar për shumë çështje, të cilat janë më emergjente për t’u zgjidhur.

Ndërsa, mësimdhënësve të këtij universiteti, ministri Buja iu tha se Mitrovica ka një traditë më shumë se gjysmë shekullore në arsimin e lartë.

Ministri Buja tha se MAShT do të interesohet që objekti i ri i Universitetit të realizohet sa më shpejtë që të jetë e mundur, në mënyrë që mësimdhënësit dhe studentët të kenë kushte edhe më të mira për studime dhe punë akademike, hulumtuese e shkencore.

Ai po ashtu tha se nga ushtruesi i detyrës së rektorit dhe Këshilli Drejtues është njoftuar se ka gatishmëri për organizimin e zgjedhjeve universitare, por pritet plotësimi i legjislacionit.

Ministri Buja theksoi se rezultatet e punës në këtë Universitet janë inkurajuese dhe premtoi përkrahjen e MAShT edhe mëtutje.

Ai tha se këto rezultate kanë arsyetuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e universitetit publik në Mitrovicë. Ministri përmendi edhe marrëveshjet e Universitetit që janë arritur me universitete të tjera në funksion të hulumtimit dhe shkencës, të cilat i vlerësoi si të një rëndësie të madhe.

Ministri Buja vizitoi edhe ambientet e Universitetit, respektivisht laboratorin e Makinerisë Industriale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)