03 Maj 2024

Buja përuroi gjashtë tituj të përkthyer nga fusha e mjekësisë

Prishtinë, 21 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja ka promovuar sot librat shkencorë të kontigjentit të gjashtë (6 tituj me nga 3 vëllime), të ardhura nga Maqedonia.


Ministri Buja, me këtë rast theksoi se, ndjeket i kënaqur për faktin se po realizohet projekti i sjelljes së librave shkencorë për studentët dhe profesorët.

“Ndiej gëzim në vazhdimësi për arsye se po realizohet projekti ynë për sjelljen e librave shkencorë për studentët tanë. Në këtë kontigjent kemi gjashtë tituj, pas njëzetetetë titujve, të cilat janë promovuar më herët, e që gjithsej bëjnë tridhjetëekatër. Kjo na bënë që të ndjehemi mirë për faktin se është ndihmë shumë e madhe për studentët dhe profesorët dhe gjithë studiuesit dhe hulumtuesit e lëmive të ndryshme”, u shpreh ministri Buja.

Ministri Buja po ashtu theksoi se, akoma më të disponuar na bënë fakti se librat, të cilat janë sjellë nga fusha e mjekësisë e plotësojnë literaturën, për të cilën ka pasur mungesë shumë të madhe.

Ministri Buja vlerësoi lartë autorët e këtyre librave, për të cilët tha se janë emrat më eminent të kësaj shkence dhe theksoi se edhe përkthimet që janë bërë nga ekspertë të lëmisë, janë konsideruar si përkthime vërtetë shumë të mira.

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, z. Salih Ahmeti ka falënderuar gjithë akterët të cilët kanë qenë të angazhuar në realizmin e këtij projekti, shfrytësues i të cilit në masën më të madhe është Fakulteti i Mjekësisë, i cili fakultet ka pasur nevojë të domosdoshme në plotësimin e literaturës profesionale, hulumtuese dhe shkencore.

Z. Ahmeti bëri të ditur se deri më tani janë realizuar njëzetetetë tituj të librave, profesional dhe shkencor, të cilat iu dedikohen studentëve edhe profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Këto libra shkencorë janë libra të autorëve eminent botëror të përkthyer në gjuhën shqipe dhe janë pjesë e 150 titujve (nga 1000 kopje për titull). Librat që u promovuan janë të fushës së mjekësisë.

Titujt që u promovuan sot janë: Radionkologjia Klinike, Imazheria Ortopedike, Diplomacia e Mjedisit Jetësorë, Jeta me Natyrën, Traktati i Oksfordit për Mjekësinë dhe Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)