23 Dhjetor 2024

Buja njeh diplomat e dyshimta

Prishtinë, 26 tetor - Rekomandimi i Kryetares së Bordit të Akreditimit, Ferdije Zhushi - Etemi, për mosnjohjen e diplomave të dyshimta nuk po merret parasysh nga Ministria e Arsimit.

Mosnjohja e Udhëzimit administrativ për njohjen e diplomave të fituara jashtë vendit nga Agjencia e Kosovës për Akreditim ka krijuar dyshime mbi rregullimin ligjor të kësaj çështjeje në Kosovë.

Ministria e Arsimit nuk po pranon se ky udhëzim duhet të ndryshohet, e në anën tjetër Agjencia ka bërë të ditur se nuk do ta zbatojë.

Arbër Morina, Këshilltar politik i Ministrit Buja, ka thënë për Zëri-n se të pakënaqurve nuk iu mbetet tjetër rrugë veçse të zbatojnë legjislacionin. Ministria e Arsimit ka hartuar udhëzimin sipas ligjit pasi nuk mund të veprojë ndryshe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)