Buja nesër viziton Shqipërinë
Prishtinë, 3 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, me bashkëpunëtorë, nesër do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Tiranë me ç`rast do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ministri Buja, gjithashtu do të ketë një takim pune edhe me ministren e Arsimi të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, më të cilën do të bisedojë lidhur me përafrimin e Kurrikulave për Arsimin Parauniversitar, njohjen e diplomave të arsimit të lartë privat si dhe për njohjen diplomave të përbashkëta Kosovë-Shqipëri