Buja nënshkruan marrëveshje me Shoqatën e të Verbërve
Prishtinë, 22 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja dhe kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, me të cilën personave të verbër të Kosovës iu ofrohen shërbime të posaçme.
Ministri Buja, me këtë rast tha ndër të tjera se është shumë i përkushtuar që të ofrojë mbështetje të pakursyer në mbështetje të cilësisë së jetës, shkollimit, aftësimit për të qenë pjesë e avancimit të personave të verbër në shoqëri. Ai theksoi se këtë tashmë e mundëson edhe Ligji për të Verbërit, i cili hapë mundësi të reja për të qenë këta persona pjesë e vlefshme e shoqërisë sonë.
Me këtë memorandum që sot po e nënshkruajmë, po avancohet akoma më shumë ky bashkëpunim dhe po fuqizohet mbështetja jonë, në bashkëpunim edhe me shoqatën, me shkollat, drejtoritë komunale ku ka nxënës të integruar në shkolla, tha ministri Buja.
Në vazhdim, ministri i Arsimit, tha se ndjehet mirë që shkolla për të verbër- Qendra Burimore në Pejë, i ka kushtet shumë të mira për punë, por theksoi se MAShT do të përkujdeset edhe në të ardhmen që në vazhdimësi të avancohen e të plotësohen nevojat e personave të verbër.
Bujar Kadriu, kryetar i Shoqatës së të Verbërve tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje, dëshmon përkushtimin e MAShT-it dhe të institucioneve tjera të vendit në përmbushje të kërkesave dhe kushteve për një jetë më cilësore të të verbërve të Kosovës. Ne jemi shumë mirënjohës për këtë hap konkret që na bënë të ndjehemi si pjesë e vlefshme e shoqërisë kosovare, tha ai.
Ndërkaq, z. Xhavit Kastrati, drejtor i shkollës për të verbër - Qendra Burimore Xh. Deda të Pejës, foli për kushtet e punës, sukseset dhe sfidat e së ardhmes të kësaj shkolle që është e vetmja e këtij lloji në Kosovë.
Në bazë të kësaj marrëveshje, MAShT obligohet që: të përkrahë projektet dhe programet e Shoqatës për mbrojtjen, nxitjen dhe zhvillimin e shkrimit në Braill, shkrimit Relifor, shkrim Digjital dhe audio; Mbështet projektet dhe programet e ShVK-së për mobilitet dhe orientim në hapësirë; Siguron tekstet dhe materialet për shkrim në Braill, shkrim Relifor, shkrim Digjital dhe audio, për të gjitha nivelet e arsimit për të verbër, në bashkëpunim me ShVK-në; MAShT do të përkrahë projektet e ShVK-së në varësi të mundësive financiare, lidhur me arsimin për të rritur për personat e verbër; Në bazë të legjislacionit në fuqi akrediton programet e ShVK-së për arsimin e të rriturve;