Buja në shënimin e 50 vjetorit të Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve
Në emër të Qeveris ë së Republikës së Kosovës, të pranishmit i përshëndeti ministri i Arsimit, z Ramë Buja, i cili ka përgëzuar organizatorët për shënimin e këtij përvjetori. Nuk shkruajnë të tjerët për ne, nëse nuk ofrojmë të dhënat për ato që kemi bërë, tha ministri Buja.
Mendoj se kjo lëvizje për bashkimin shqiptarëve që ka qenë motiv i të gjitha gjeneratave në krye me bacën Adem. Kjo ishte metaforë qëndrese, rezistence, lufte dhe, po ashtu, metaforë lirie, theksoi ministri Buja dhe më pas evokoi përceptime të tij rinore për figurën e z. Adem Demaçi.
Adem Demaçi ishte po ky që është sot, një kristal i çmueshëm i kombit tonë, i cili nuk u zvogëlua kurrë në imagjinatën time , theksoi ministri Buja.
Në fund, ministri Buja theksoi se 50 vjetori i lëvizjes për bashkimin e shqiptarëve shënon rezultatet e saj, dhe rezultat i kësaj lëvizje janë të gjitha lëvizjet e mëvonshme për të ardhur këtu ku jemi sot.
Të pranishmit i përshëndeti edhe simboli i rezistencës kombëtare, z.Adem Demaçi, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Islam Lauka.