22 Dhjetor 2024

Buja mori pjesë në punëtorinë për profesionet e rregulluara

Prishtinë, 16 nëntor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në bashkëpunim me Zyrën  e  Tempus-it në Kosovë  ka organizuar një punëtori  lidhur me njohjen e diplomave për profesionet e rregulluara.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të ofrojë njohuri dhe mundësi për vlerësim në profesionet e rregulluara  (mjekësi, stomatologji, farmaci, arkitekturë, veterinari etj.). 

Ministri i Arsimit, z.Ramë Buja, tha se programi Tempus është  një mundësi  e mirë për  të ecë më sigurt drejt integrimeve evropiane të arsimit të lartë. Te ne profesionet e rregulluara  ende kanë  një laramani nga se, siç  dihet, profesionet e rregulluara në arsim i ka përcaktuar MAShT, ato në fushën e drejtësisë Ministria  e Drejtësisë, ato të shëndetësisë janë  të rregulluara në Ministrinë e  Shëndetësisë, etj.

”Përvojat më të mira të ekspertëve nga Austria, Shqipëria dhe Kosova  do të japin përgjigje më  të arsyeshme, rezultate të pritshme e të pranueshme për profesionet e tilla”, tha ministri Buja. 

Sophi Beaumont, përfaqësuese e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, tha se programi - njohja e diplomave mbron lëvizshmërinë e këtyre profesioneve  në  Evropë dhe se  Kosova ka nevojë për këtë. Ndërsa ajo që kanë bërë shtetet  para anëtarësimit është se kanë përgatitur kornizën ligjore dhe profesionet janë të rregulluara  dhe të njohura nga Bashkimi Evropian si  valide.

“Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve  duhet të sigurojë një proces të vlerësimit sa më të saktë dhe sa më të sigurt.  Me këtë punë zgjerohen mundësitë e investimeve të huaja, të cilët  nuk do të ngurrojnë në angazhimin e fuqisë punëtore në Kosovë. Ne inkurajojmë mbetje e trurit në Kosovë , jo të kundërtën”,  tha ndër tjera znj. Beaumont.

Sipas znj. Beaumon, janë  rreth 800 kategori të profesioneve të rregulluara, të njohura  në BE-ja  dhe  të rregulluara  edhe në aspektin e lehtësimit të transparencës.

Kimete Canaj, koordinatore e Tempus-it në Kosovë,  foli për  kontributin e  programit Tempus në promovimin e reformave dhe modernizimin e arsimit të lartë, ngritjen e cilësisë dhe aftësimin e studentëve; përmirësim dhe zhvillim ndërdisiplinor, bashkëpunim ndërmjet Fakulteteve dhe Universiteteve të rajonit,  rritje të punësimit të të diplomuarve, qasje të barabartë dhe transparencë në arsiminn e lartë etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)