22 Dhjetor 2024

Buja: MAShT është i përkushtuar për zhvillimin e shkencës në Kosovë

Prishtinë, 16 maj - Ka filluar punimet konferenca e katërt vjetore “ Java e Shkencës 2012” e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përkatësisht Departamenti i Shkencës e cila do të zgjasë 4 ditë.

‘Java e Shkencës 2012’ paraqet ngjarjen më të rëndësishme shkencore në vend në të cilën po marrin pjesë rreth 200 hulumtues shkencorë nga vendi dhe bota.

Konferenca mëton të paraqesë të arriturat më të fundit në studimet shkencore në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Ministri i arsimit, Ramë Buja me rastin e hapjes së punimeve të kësaj konference, ndër tjera tha se MAShT mbetet e përkushtuar që të  nxisë zhvillimin e shkencës në Kosovë  dhe shtoi se kjo gjë nuk ishte në nivelin e dëshirueshëm për shkak të prioriteteve investuese emergjente  në përmirësimin e infrastrukturës shkollore.

Ministri gjithashtu theksoi se  mundësitë nuk  janë të mjaftueshme  përkundër  dëshirës dhe kapaciteteve shkencore që kanë shkencëtarët tanë por jemi  afër rendit për të menduar  seriozisht  për zhvillimin e shkencës në të ardhmen.

“Angazhimet e MAShT- it nuk kanë  munguar dhe nuk do të mungojnë në të ardhmen por tash jemi duke punuar të krijojmë një infrastrukturë kadrovike  të mirëfilltë shkencore për të qenë  aty ku duhet në nivelin organizativ në radhë të parë”  tha ministri Buja .

Duke folur për angazhimet aktuale  të MAShT-it, ministri tha se “do të themelohet  Këshilli Kombëtarë i Shkencës  i cili është propozuar  dhe tashmë është në procedim në Kuvendin e Kosovës, jemi insistues për të ngritë  kapacitetet njerëzore për  tu kyçur në mekanizmat evropiane të shkencës, po punojmë në Strategjinë Rajonale të Ballkanit për Shkencë, Zhvillim dhe Inovacion  i cili është  projekt i Bankës Botërore , ka filluar puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Inovacionit”, etj.

Në fund  ministri ka falënderuar Komisionin Evropian dhe Qeverinë  e Austrisë për mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e shkencës në Kosovë.

Punimet e kësaj konference i përshëndetën  në emër të AShAK-së, Akademik  Markë Krasniqi, rektori i UP-së  Mujë Rugova, rektori i UPz-së, Mazllum Braliu dhe  nënkryetarja e  Këshillit Shkencor të MAShT, Myzafere Limani.

Sipas agjendës , gjatë 4 ditëve , konferenca  do të organizohet në 11 sesione shkencore në 8 fusha të ndryshme të hulumtimit ku me punimet (193 sosh)  do të paraqiten 230 autorë nga vendet e rajonit dhe Austria.

Ndryshe  sot është punuar në  tri seanca  I: Studime gjuhësore dhe kulturore, seanca II: Burimet natyrore, energjia dhe mjedisi,seanca III: Studime mjekësore. Ndërkaq nesër , e enjte  do të punohet po ashtu  në seancën I:  Studime gjuhësore dhe kulturore,seanca II: Studime në fushën e edukimit dhe seanca III: Shkencat teknike dhe transferi i teknologjisë.

Të premten do të punohet në seanca I: Studime gjuhësore dhe kulturore, seanca II: Studime, shoqërore dhe ekonomike, seanca III: Prodhimi bujqësor dhe sigurimi i ushqimit.

Ndërkaq ditën e shtunë 19 maj ,  kur edhe përmbyllet konferenca do të punohet  në  seanca I:  Studime në fushën e edukimit,seanca II: Studime Historike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)