22 Dhjetor 2024

Buja: Lufta kundër trafikimit të jetë aktivitet i përhershëm

Prishtinë, 15 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Ramë Buja dhe zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sasha Rashiq, morën  pjesë në ceremoninë  qëndrore të aktiviteteve të Muajit Antitrafikim , me ç`rast u ndanë  shpërblime  për nxënësit  fitues të garës shkollore për esenë dhe vizatimin më të mirë .

Muaji  Antitrafikim si aktivitet tashmë tradicional  është organizuar nga një grup ndërministror  kundër Trafikimit me Njerëz.

Gjatë këtij muaji nxënësit përmes punimeve të tyre artistike si ese, vizatime, etj, kanë shprehur shqetësimet, idetë dhe pikëpamjet e tyre kundër trafikimit me qenie njerëzore .

Ministri Buja, më këtë rast, ka përgëzuar të gjitha shkollat, nxënësit dhe akterët tjerë të përfshirë në aktivitetin antitrafikim. Ai tha se ky aktivitet duhet të jetë i përhershëm, i pandalshëm.

“Siç e dini MAShT, këtë aktivitet të dendur, sqarues dhe motivues e bën përmes dy lëndëve të rregullta. Pos kësaj aktivitetet tjera janë të shumta, por trajnimi i 1 mijë arsimtarëve për ta mbajtur këtë aktivitet, është po ashtu i rëndësishëm si dhe aktivitete tjera që ne nuk do t’i ndalim. Kemi edhe mbrojtje ligjore që këtë ta bëjmë dhe natyrisht edhe mbështetjen e të gjithë atyre që dinë dhe duan ta bëjnë këtë gjë, ky aktivitet duhet të këtë shtrirje të përhershme“, porositi ministri Buja

Koordinatori  nacional për kundërtrafikim me qenie njerëzore, Sasha Rashiq tha se jemi të fokusuar në parandalim të trafikimit me qenie njerëzore, e cila par fat të keq është prezente në Kosovë. „Qëllimi ynë është të kemi një Kosovë të sigurt, ku fëmijët mund të ecin dhe shoqërohen lirshëm dhe të kenë fëmijëri të pabrenga dhe ky është prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në përgjithësi“, tha Rashiq.

Ndryshe,gjatë këtij muaji organizata vendore dhe ndërkombëtare (OSBE, ICITAP, MVPT, etj.) kanë planifikuar aktivitete të ndryshme në shkolla dhe komuna të ndryshme, ndërsa MAShT, ka përqendruar aktivitetin kryesisht në 5 komuna.

Ministri Buja dhe zëvendësministri Rashiq ndanë shpërblimet  për nxënësit fitues të garës  në kuadër të Muajit Antitrafikim.

Vendi i parë për esenë më të mirë nga nxënsit e shkollave te mesme të ulëta i takoi nxënëses Edona Kryeziu, sh.mu. kl .X „ Beqir Gashi“, Mleqan-  Malishevë. Shpërblimin e dytë e mori  nxënësja Anila Januzi, nx e kl .IX , sh.m.u.2 , Vushtrri. Vendi i tretë i takoi nx . Fatlinda Musa, kl. VIII   sh.m.u.“ Bajram Sadriu“  Berjahë  - Gjakovë dhe  vendi i katërt  nx. Liridon Gashi, kl. VIII  sh.m.u.“ \'Beqir Gashi“, Mleqan-Malishevë.

Ndërkaq, për nxënësit e shkollës së mesme të lartë, vendi i parë i taki nx .Harea Terani sh.mu.“ Hajdar Dushi “, Gjakovë, vendi i dytë, Gloniosa Dobra, nx  e kl.XII , gjimnazi “ Eqrem Qabej“, Vushtrri  dhe vendi i tretë i takoi nxënëses  Fatbardhë Kiqina, sh.m . „Gjergj Kastrioti Skenderbeu“, Drenas.

Në fund, për të pranishmit, fituesit e shpërblimeve, lexuan esetë dhe u shfaq një pjesë teatrale me temë antitrafikimin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)