23 Dhjetor 2024

Buja legalizon diplomat e dyshimta

Prishtinë, 20 tetor - Ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka nënshkruar në fillim të këtij muaji një udhëzim, në bazë të të cilit do të njihen edhe diplomat e dyshimta të fituara jashtë Republikës së Kosovës.

Udhëzimi Administrativ: “Parimet dhe procedurat e njohjes së diplomave të shkollave të larta profesionale dhe gradave universitare të fituara jashtë Republikës së Kosovës”, i nënshkruar nga ministri Buja më 2 tetor të këtij viti, ka alarmuar Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), sipas së cilës ky Udhëzim nuk është hartuar në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe nuk përmban as kriteret e cilësisë të përfshira më parë në udhëzimin e vjetër.

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është e vendosur që të mos e njohë këtë Udhëzim Administrativ, pasi që, sipas tyre, nuk do të ruajë cilësinë, por do të legalizojë diplomat e dyshimta dhe jocilësore, të të gjitha niveleve.

Përmbajtja e këtij udhëzimi, sipas kryetares së Këshillit Shtetëror të Cilësisë në AKA, Ferdije Zhushi-Etemi, bie ndesh dhe me Ligjin për Arsimin e Lartë.

Zhushi-Etemi ka thënë se Ligji për Arsimin e Lartë është më i fuqishëm dhe më i qëndrueshëm sesa udhëzimi.

“Ky udhëzim do të rrezikojë cilësinë dhe standardet e arsimit të lartë në Kosovë”, ka thënë ajo për “Zërin” duke shtuar se Udhëzimi Administrativ nuk përmban kriterin që programet e institucioneve të arsimit të lartë të jenë të akredituara nga një trupë ekspertësh ndërkombëtarë, nga një institucion i njohur ndërkombëtarisht për akreditim.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)