23 Dhjetor 2024

Buja: Koha të investojmë më shumë në kërkim dhe inovacion

Zagreb, 25 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, po merr pjesë në konferencën ministrore për kërkim dhe inovacion, e cila po mbahet në Zagreb.

Në këtë ngjarje të organizuar nga Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Sportit të Republikës së Kroacisë, ministri Buja mbajti një fjalim, ku tha se Kosova si shtet  i ri që po ndjek shembullin e vendeve të tjera kandidate dhe të asociuara të Ballkanit Perëndimor, ka mbetur pas në këto zhvillime si pasojë e nevojës për t’u përqendruar në gjetjen e “themeleve” për një rritje të drejtë (arsimi, kuadri ligjor, zhdukja e varfërisë, etj.).

“Megjithatë, ka ardhur koha për të investuar më shumë në krijimin, përhapjen dhe aplikimin e dijeve, nëse Kosova synon të realizojë synimet e saj afatgjata të zhvillimit”, tha ministri Buja.

 
Ministri Buja theksoi hapat e rëndësishëm që janë bërë dhe po bëhen edhe në aspektin ligjor, ku përmendi Ligjin për Veprimtari Kërkimore Shkencore.

“Ligji për Arsimin e Lartë krijoi një fleksibilitet dhe objektivitet më të madh në financimin e universiteteve dhe strategjia për AL përcakton një numër synimesh ambicioze për përmirësimin e funksionimit të sektorit universitar. Fokusi i parësor i Strategjisë është përmirësimi, i cilësisë së mësimdhënies në nivelin universitar  BA dhe në nivelin Master, por ajo formulon dhe një numër orientimesh që lidhen me kërkimin akademik, duke përfshirë studimet e doktoratës dhe ato pasuniversitare”, tha ministri Buja.
 

Duke folur për gjendjen e kërkimeve dhe zhvillimit në Kosovë, ministri Buja tha se në këtë drejtim Kosova nuk është në nivelin e dëshiruar.

“Si në Ligjin për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore, ashtu edhe në Strategjinë për Zhvillimin e Arsimit të Lartë të MAShT-it, një vemendje e veçantë i kushtohet sektorit universitar publik dhe i atribuohet përgjegjësia për zhvillimin e aktiviteteve kërkimore”, theksoi ministri Buja.

 
Ndërsa, ministri Buja tha se synimet e MAShT-it janë që: Të nxitet zhvillimi i programeve të doktoratës në institucionet e arsimit të lartë;

Deri në vitin 2015 të paktën 50 kandidatë do të marrin mbështetje për të ndjekur studimet e pasdoktoratës përmes programeve të përbashkëta me financim të plotë ose të pjesshmëm nga buxheti i Kosovës;

Deri në vitin 2015 të paktën 200 kandidatë nga Kosova do të ndjekin studimet e doktoratës në ndonjë nga 500 universitetet më të mira të botës me financim të plotë ose të pjesshëm nga buxheti i Kosovës; Të jepen 300 bursa afat-shkurtra mobiliteti për hulumtuesit aktive”.


Ministri Buja tha po ashtu se po zhvillohen programe të doktoratës të cilësisë së lartë në Kosovë”, të akredituara nga ekspertë të jashtëm, mundësisht në bashkëpunim me institucione të afirmuara të arsimit të lartë dhe të shkencës nga vende tëtjera.

“Programet që përfundojnë me dhënien e thirrjes së dyfishtë do të kenë prioritet absolut. Në parim edhe programet ekzistuese të doktoratës do të mund të përfitojnë nga kjo mundësi”.

Ministri tha se po lehtësohet pjesëmarrja në programet pasdoktorale në qendrat e përsosmërisë në të gjithë botën, po përkrahet përfundimi i studimeve tëdoktoratës në fushat prioritare ose në fushat ku ka mungesë të studiuesve kosovarë në universitetet prestigjioze të botës si dhe po ofrohet mbështetje për mobilitet afatshkurtër të hulumtuesve kosovarë në institucionet e vendeve të tjera.
 

Ministrat pjesëmarrës në konferencë kanë nënshkruar edhe Strategjinë Rajonale e Kërkimit & Zhvillimit të Ballkanit Perëndimor për Inovacionin Strategjia, e cila identifikon prioritetet dhe pritet të shërbejë si një kuadër për një përpjekje kolektive për të rekomanduar politika, reformat institucionale dhe për të promovuar Ballkanin Perëndimor me prioritet më urgjent për të rritur inovacionin, zhvillimin dhe prosperitetin.

 
Gjatë qëndrimit në Kroaci, ministri Buja ka pas edhe takime bilaterale me ministrat e Arsimit nga Kroacia, Bosnja Hercegovina, Mal i Zi, Maqedonia dhe Serbia me të cilët ka biseduar për mudësitë e bashkëpunimit në fushën e kërkimit dhe inovacionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)