Buja hapi punimet e Seminarit 31 ndërkombëtar të Gjuhës Shqipe
Prishtinë, 13 korrik - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, mori pjesë sot në hapjen e punimeve të Seminarit të 31 ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.
Ministri Buja, duke folur për ecuritë e ekzistimit të seminarit me fokus vitet nëntëdhjeta tha se Seminari ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, ndonëse kishte rënie në vitet 90- ta, ishte institucioni që mbajti gjallë kulturën dhe traditën kombëtare.
Sipas tij, kjo u bë përmes njerëzve, miqve e dashamirëve të albanologjisë që erdhën këtu e që ishin ambasadorët më kuptimplotë për të bartur atë që duhej bartur dhe pasqyruar, përmes portës së madhe të kulturës , për t`na njohur kush ishim, çfarë bëjmë dhe ku synojmë.
Punimet e seminarit i përshëndeti edhe zëvëndësministri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Hajdin Abazi, kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa dhe në emër të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Pajazit Nushi.