Buja ftohet nëkonferencën e Ministrave Evropian të Arsimit
Prishtinë, 29 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, priti sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, me të cilin biseduan për zhvillimet aktuale në fushën e arsimit në Kosovë.
Ambasadori Cliff me këtë rast i bëri ftesën zyrtare ministri Buja që të merrë pjesë në Konferencën e Ministrave Evropian të Arsimit, e cila çdo vit mbahet në Londër, në janar 2013.
Ministri Buja tha se fal miqve tanë ndërkombëtarë arsimi në Kosovë, por edhe vet shteti ynë çdo ditë e më shumë po konsolidohet.
Ne jemi mirënjohës për të gjitha që po i bëni për të mirën e vendit tonë, tha ministri Buja, duke shtuar se tashmë po intensifikohen edhe kontaktet e drejtpërdrejta të institucioneve tona arsimore, siç është rasti me Universitetin Publik të Kosovës me ato të Anglisë.
Nga ana e tij, ambasadori Cliff gjithashtu tha se kjo konferencë që do të organizohet në janar është edhe një rast i mirë që të këmbehen përvojat më të mira të vendeve të ndryshme.