28 Prill 2024

Buja: Ferizaji në shtator do të ketë edhe dy shkolla të reja

Prishtinë, 4 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë vizituar sot Komunën e Ferizajt, ku janë pritur nga kryetari i komunës, Agim Aliu dhe drejtori për arsim në këtë komunë, Agim Berisha.

Në këtë takim, është diskutuar për të arriturat në përgjithësi në sfera të ndryshme në këtë komunë, me theks të veçantë në sferën e arsimit.

Kryetari Aliu e informoi ministrin Buja për gjendjen e arsimit në këtë komunë, të arriturat, problemet, por edhe për objektivat dhe prioritetet që ka komuna për të përmirësuar edhe më tutje gjendjen në arsim.

Ndërsa, ministri Buja, premtoi se në fillimin e vitit të ri shkollor, pra në shtator, do të jenë gati edhe dy shkolla të reja në komunën e Ferizajt: Qendra e Kompetencës dhe shkolla e mesme ekonomike, të cilat do të rregullojnë edhe më tutje gjendjen sa i përket hapësirës shkollore, por do të sigurojnë edhe kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

“U ndjeva shumë i kënaqur me të arriturat që janë bërë në këtë komunë në përgjithësi dhe i premtova kryetarit Aliu se në shtator do të jenë të gatshme edhe 2 shkolla të reja në këtë komunë. Por, kjo nuk do të thotë se ne do të ndalemi këtu, sepse Ferizaj meriton edhe më shumë, edhe për menaxhimin e mirë që është bërë, sidomos në fushën e arsimit”, tha ministri Buja para gazetarëve.

Ndërsa, kryetari i Komunës, Agim Aliu falenderoi ministrin Buja për mbështetjen që i ka dhënë arsimit të komunës që udhëheqë ai, ndërsa tha se komuna së bashku me MAShT-in do të bëjnë edhe më shumë, me projekte të reja që janë në të mirë të arsimimit më cilësor të nxënësve të komunës së Ferizajt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)