23 Dhjetor 2024

Buja e plotëson Këshillin Drejtues

Prishtinë, 28 shkurt -  Albanologia Shefkije Islamaj, eksperti i arsimit Halim Hyseni, Luan Shllaku dhe Leon Malazogu nga shoqëria civile janë katër të dërguarit e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ramë Buja, në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Lajmin për “Epokën e re” e ka konfirmuar një burim brenda MASHT-it.

Delegimi i anëtarëve të MASHT-it në KD i hap rrugë caktimit të ushtruesit të detyrës së rektorit të këtij universiteti dhe daljes nga vakumi institucional në të cilin gjendet Universiteti i Prishtinës qe gati tri javë.
Ditë më parë ministri Buja ishte pajtuar me dekanët e njësive akademike të formohet Këshilli Drejtues me mandat të përkohshëm, i cili do ta zgjedhë ushtruesin e detyrës së rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” deri në aprovimin e amendamentimit të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Statutit të Universitetit.
Një ditë më pas edhe Senati i UP-së ua ka dhënë mbështetjen edhe pesë anëtarëve të KD-së të zgjedhur nga Senati: Ajvaz Berisha, Safet Merovci, Behxhet Mustafa, Beqir Sadikaj dhe Blerim Kamberi.

UP-ja që nga fillimi i muajit shkurt është pa menaxhment dhe me Këshill Drejtues të përgjysmuar meqë, pas protestave të studentëve, Ibrahim Gashi pati dhënë dorëheqje nga pozita e rektorit.

Dorëheqja e tij u pasua edhe nga dorëheqjet e prorektorëve Nuri Bexheti, Avudalla Alija, Lindita Tahiri e Agron Bajraktari. Pas menaxhmentit dorëheqje nga Këshilli Drejtues kanë dhënë edhe të dërguarit e atëhershëm të ministrit Buja: Muharrem Nitaj, Nezir Cocaj, Elife Podvorica e Arben Fetoshi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)