23 Dhjetor 2024

Buja e Gashi prezantuan 9 titujt e parë të librave shkencor

Prishtinë, 8 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, kanë prezantuar sot në një konferencë të përbashkët, 9 tituj të librave shkencorë të autorëve eminentë botërorë të përkthyera në gjuhën shqipe, nga 150 tituj sa janë gjithsej.

Ministri Buja dhe rektori Gashi kanë vlerësuar se këto libra shkencor do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së studimeve në fusha të ndryshme.

Ministri Buja, me këtë rast, tha se përveç titujve që janë prezantuar sot, që janë kryesisht nga fusha e mjekësisë, tituj të tjerë do të jenë edhe nga fusha të tjera dhe do të mbërrijnë brenda këtij muaji.

“Presim që pa mbaruar muaji të vinë librat tjerë, kontingjenti i tjetër i librave, të cilat nuk do të jenë vetëm të mjekësisë, por edhe të shkencave të tjera. Kështu po e përmbyllim një projekt tonin kapital që studentëve t’u sjellim libra shkencor nga autorë më eminentë, nga emra më të njohur të shkencës”, theksoi ministri Buja, duke shtuar se kostoja e gjithë këtij projekti ka qenë mbi 3 milionë euro.

Ndërsa, rektori i UP-së, z. Gashi tha se këto libra janë një  ndihmesë e madhe për këtë universitet, ngase do të zbutet mungesa e literaturës.

“Një pjesë e madhe e kontingjentit të këtyre librave do të deponohet në Bibliotekën Universitare, ku studentët do t’i marrin këto libra t’i lexojnë në sallat e  leximit të kësaj biblioteke, por edhe mund t’i huazojnë në kohë të caktuara, si në shumë vende të botës. Një pjesë e këtyre titujve (pasi që bëhet fjalë për një ekzemplarë të shumtë të këtyre librave) që janë përkthyer, do të deponohen në bibliotekat e fakulteteve përkatëse, për aq sa janë kapacitetet e bibliotekave për t’i pranuar, në mënyrë që studentët t’i kenë më afër dhe t’i përdorin edhe gjatë ditës, por dhe mund t’i marrin natyrisht duke deponuar një nga dokumentet e identitetit të tyre”, tha ai.

Nëntë titujt që kanë arritur me kontigjentin e parë të librave të përkthyer janë:

    Zhvillimi njerëzor: Embriologjia e orjentuar klinikisht
    Bazat e patologjisë së Robinsit
    Atlasi i radiologjisë së urgjencës
    Epidemiologji, biostatistikë dhe mjekësi parandaluese
    Atlasi i diagnozës së ekzaminimit pediatrik
    Obstetrika: Shtatzanitë normale dhe shtatzanitë patologjike
    Ekografia në obstetrikë dhe gjinekologji
    Traktati i mjekësisë së familjes
    Dermatologjia klinike: Një udhëzues me ngjyra për diagnozën dhe terapinë

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)