Buja: Do të ndërtojmë një sistem të arsimit evropian
Bernë, 23 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka marrë pjesë në konferencën shkencore me rastin e 5- vjetorin të pavarësisë së Kosovës Kosova: 5 vjet pavarësi, organizuar nga Universitetit popullor shqiptar në Zvicër, që është mbajt nën patronatin e Ambasadës së Kosovës në Zvicër.
Ministri Buja në fjalën e tij prezantoi një përmbledhjë të arritjeve të Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë, duke shtuar se për një periudhe kaq të shkurtër, Kosova është shndërruar në një faktor të rëndësishëm stabiliteti në rajon.
Kosova ka vendosur marrëdhënie të mira me vendet e rajonit dhe rruga e Kosovës është integrimi në familjen evropiane, ka thënë ministri Buja, i cili ka theksuar se të gjitha arritjet në Kosovë janë edhe falë mbështetjes së madhe dhe të vazhdueshme të miqve ndërkombëtarë.
Ministri Buja ka folur edhe për punën që është bërë në sektorin e arsimit, duke përmedur edhe të arriturat në këtë fushë, si: ndërtimin e objekteve shkollore, mbështetjen e vazhdueshme të sudentëve për të studiuar në universitet më prestigjiozze të botës përmes dhënies së bursave, ngritjen e pagave të mësimdhënësve, investimet në shkencë, ngritjen e mësimdhënësve përmes trajnimeve, etj.
Ministri Buja tha se po punojmë që të ndërtojmë një sistem të arsimit të krahasueshem më atë evropian.
Synim yni mbetet cilësia, e krahasueshme me vendet evropiane, gjë që mund të arrihet në saje të angazhimeve tona të përbashkëta dhe me përkrahjen e partnerëve tanë zhvillimorë\", ka thënë ministri Buja.
Në këtë konferencë me kumtesat e tyre janë paraqitur edhe ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, Kurt Kunz, drejtor i Departamentit për zhvillim dhe kooperim i Drejtorisë federale të Punëve të Jashtme në Zvicër, Manuel Tornare, kryetar i Universitetit popullor shqiptar në Zvicër, Luc Barthassat, deputet në Parlamentin zviceran.