23 Dhjetor 2024

Braktisja e shkollës nga fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë

Prishtinë, 9 tetor - Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa ka marrë pjesë në tryezën “Adresimi i problemit të braktisjes së shkollës tek fëmijët Romë, Ashkali dhe Egjiptianë në Kosovë”, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Fondi për Edukimin e Romëve.

Zëvendësministri Mustafa, me këtë rast, ka folur për angazhimet e vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit, në zbatimin e obligimeve të cilat dalin nga Strategjia për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë 2007 – 2017.

Zv/ministri Mustafa ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit ka ndërmarrë disa veprime në funksion të parandalimit të braktisjes së shkollave nga nxënësit, në veçanti ata nga komunitetit romë, ashkali dhe egjiptas, duke përmendur kështu shpërndarjen e teksteve falas, e cila ka filluar nga viti 2008 për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, duke vazhduar në vitin 2009 edhe për nxënësit nga klasa 6 deri në të 9.
 
Mustafa po ashtu ka bërë të ditur se janë bërë edhe lehtësime të procedurave të regjistrimit për nxënësit e këtyre komuniteteve në klasën e dhjetë dhe në fakultete.
 
Ndërsa, ambasadoria e Zvicrrës në Kosovë, znj. Kristina Marty Lang ka thënë se Zvicrra ka qenë  e angazhuar në çështjet që kanë të bëjnë me aktivitetet shkollore dhe me çështjet e nxënësve të cilët e braktisin mësimin.

Mary Lang ka lavdëruar Ministrinë e Arsimit për programin përmes të cilit ka ofruar libra falas për nxënës, duke e vlerësuar këtë si një vendim të mençur dhe një nga hapat që mund të shpie nxënësit drejt mësimnxënies.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)