Bojkotohet mësimi në Universitetin e Gjakovës

Gjakovë, 11 tetor - Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Gjakovës Fehmi Agani, ka njoftuar se nga dita e hënë në Universitetin e Gjakovës Fehmi Agani do të ketë BOJKOT të mësimit.
\"Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Gjakovës Fehmi Agani është organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve në Universitet ( statuti i Universitetit të Gjakovës Fehmi Agani, neni 139, pika 1)\", thuhet në njoftim.
Sipas njofitimit nga dita e Hënë në Universitetin e Gjakovës Fehmi Agani do të ketë BOJKOT të mësimit dhe ky bojkot do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona.
\"Ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve të UGJFA-së që ti bashkohen bojkotit\", thuhet në njoftimin e Parlamentit t Studentëve t Universitetit të Gjakovës.