22 Dhjetor 2024

Blair dhe Buja Memorandum për programin “Face to Faith”

Prishtinë, 18 qershor - Tony Blair, ish kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe Mbështetës i Fondacionit  “Tony Blair Faith Foundation” dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof.Dr. Ramë Buja, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) në mes të Fondacionit dhe Qeverisë së Kosovës, për hapjen e programit të Fondacionit të shkollave globale “Face to Faith” në shkollat e Kosovës.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë, ku nxënësit e kësaj shkolle, e pritën në mënyrë të veçantë, me një program artistik, mikun e madh të tyre dhe të Kosovës, Tony Blair.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja i shkrehu mirëseardhje Blair dhe e vlerësoi si mik të çmuar të popullit shqiptar, i cili i dha shumë parvarësisë së Kosovës.

“Kur isha në Britani, i thash qytetarëve: ‘faleminderit shumë votues të Mbretërisë së Bashkuar’. Më pyetën përse. Iu thash se kam arsye shumë t’iu falenderoj, por në veçanti që botës ia dhuruat Tony Blair, nuk e mbajtët vetëm për vete si kryeministër. Andaj, ju them se Tony Blair është një mik i madh i yni.\"

\"Në kohët më të vështira na ka bërë ndihmën më të madhe që mund t’i bëjë një njeri një populli. Në saje të ndihmës së tij dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ne jemi sot të lirë”, u shpreh ministri Buja.

Ish kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, me këtë rast tha se se sa më shumë që udhëtojnë njerëzit dhe i shohin pjesët tjera të botës është më mirë, por theksoi se megjithatë procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën do të shkojë hap pas hapi.

“Me të vërtetë dua ta shoh se si do të ndodhë kjo, por e dimë se duhet të shkojmë hap pas hapi dhe se kjo merrë kohë. Nëse e krahasojmë gjedjen që jemi tani me atë para 10 viteve, mund të shohim se kemi bërë shumë rrugë. E di se sa më shumë që udhëtojnë njerëzit dhe i shohin pjesët tjera të botës është aq më mirë. Pra, të shpresojmë që të ndodhë kjo sa më shpejt. Po punojmë në këtë drejtim së bashku “, tha ai.

Blair theksoi se do të ndihmojë përmes fondacionit. “Do të fillojmë me tri shkollat në Kosovë dhe te Universiteti që është pjesë e këtij programi, dhe do të krijojmë lidhjet prej Kosovës me jashtë. Fondacioni ndihmon në këtë drejtim jo vetëm në Britani. Ka shkolla në SHBA, Kanada dhe në pjesë të ndryshmë të lindjes së largët.\"

\"Ajo që unë  bëj sa herë takohem me liderë botëror, është të mbështesim Kosovën. Prej vizitës së parë që kam bërë para 10 viteve, tani po shoh shumë ndryshime këtu dhe duhet që këto ndryshime t’i vazhdojmë edhe me tutje“, theksoi ish kryeministri Blair.

Ish kryeministri britanik, me shumë dashamirësi, iu përgjigj edhe shumë pyetjeve të nxënësve të kësaj shkolle. Tony Blair u shpreh i kënaqur me anglishten e nxënësve, të cilëve iu tha: “Ashtu siç do të jetë edukimi juaj, ashtu do të jetë edhe e ardhmja e Kosovës”.

Për programin “Face to Faith” Foundacioni “Tony Blair Faith Foundation” është duke punuar me Qeverinë e Kosovës për t’iu ofruar nxënësve kosovarë një mundësi të veçantë përmes teknologjisë, për të mësuar më shumë rreth kulturave të tjera dhe të pranojnë dhe të respektojnë tjetrin.

Programi ofron një përvojë transformuese për nxënësit kosovarë që të jenë të lidhur në nivel global, pa marrë parasysh aspiratat e tyre kombëtare, dhe për të ndihmuar nxënësit dhe mësimdhënësit kosovarë për të zhvilluar më thellë shkathtësitë dialoguese dhe negociuese.

Marrëdhënia historike dhe angazhimi i Tony Blair në Kosovë dhe në rajon manifestohet nëpërmjet punës që Fondacioni i tij po bën për të zhvilluar programe edukative për të nxitur marrëdhënie më të mirë dhe të kuptuarit në mesin e brezit të ardhshëm të nxënësve, si në Kosovë ashtu dhe përtej kufijve ndërkombëtarë.

“Face to Faith” është një program për shkollat globale që bashkon nxënësit e moshave 12-17 vjeçare në të gjithë botën duke përdorur teknologjinë digjitale. Programi promovon ndërtimin e paqes, duke krijuar mundësi për studentët e feve, kulturave dhe besimeve të ndryshme  duke mësuar drejtpërdrejt nga njëri tjetri  dhe për njëri-tjetrin.

Duke përdorur pajisje falas për video-konferenca dhe një ëebsite të sigurtë, nxënësit punojnë së bashku për të shqyrtuar çështjet globale si: të mjedisit, të drejtave  të njeriut dhe varfërisë nga perspektiva të ndryshme.

Ata hetojnë arsyet për pikëpamjet e ngjashme dhe të ndryshme, botës të duke praktikuar aftësitë kryesore të bisedimeve dhe zgjidhjen e konflikteve.

“Face to Faith” aktualisht është aktiv në 18 vende të botës: Australi, Kanada, Egjipt, Indi, Indonezi, Izrael, Itali, Jordani, Liban, Meksikë, Pakistan, Territoret palestineze, Filipine, Singapor, Ukrain, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe dhe ShBA. Shtimi i shkollave të Kosovës do të rrisë numrin në 19.

Rreth “Tony Blair Faith Foundation”

Në një botë gjithnjë e më të globalizuar, feja është në thelbin e jetës për miliarda njerëz dhe kjo nuk mund të shpërfillet. “Tony Blair Faith Foundation” synon të promovojë respekt dhe mirëkuptim midis feve kryesore.

Ky fondacion, mbështetë dhe trajnon të rinj në mbi 140 vende për të ndërmarrë veprime në të cilat përfshihen shumë besime, për të eliminuar vdekjet nga malaria, duke iu ofruar atyre një alternativë pozitive për ata që përpiqen të përdorin besimin si një mjet përçarjeje.

Fondacioni iu ofron liderëve të rinj dhe aktual arsimim dhe analiza për të kuptuar rolin e fesë në botën moderne dhe thyerjen e barrierave mes të rinjve të të gjitha besimeve dhe atyre jobesimtarë, duke përdorur teknologjinë e re për të lidhur ata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)