15 Nëntor 2024

Bie përdorimi i duhanit te nxënësit e shkollave fillore

Prishtinë, 6 janar - Zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nëpërmjet një hulumtimi të bërë për përdorimin e duhanit nga nxënësit e moshës nga 13 deri në 15 vjeçare ka shënuar rënie.

Merita Berisha , nga ky institut deklaroi në emisionin e mëngjesit në RTK se, duhanpirja është një nga shkaqet edhe të shumë sëmundjeve në botë, e kjo ndikon edhe te sëmundjet kronike.

Ajo tha se në botë të dhënat tregojnë se duhanpirja fillon para moshës 18 vjeçare, andaj është bërë një hulumtim për këtë qëllim,me metodologji të standardizuar janë mbledhur disa raste në disa shkolla në kryeqytet dhe disa fshatra. Sipas saj, një hulumtim i tillë është bërë edhe në vitin 2004.

Janë përzgjedh 66 shkolla klasa e 7, 8, 9 dhe jemi të kënaqur me përgjigjet që na janë dhënë. Ajo tha se në 30 ditë të fundit hulumtimi tregon se 8.8 për qind janë mosha 13 vjeçare kanë deklaruar se e përdorin nganjëherë duhanin, 1 për qind ndërkaq janë përdorues të rregullt.

9.5 për qind të nxënësve nuk janë duhanpirës ka thënë ajo dhe se mosha më e prekur e duhanpirjes janë 12 deri në 13 vjet.

Ajo tha se shqetësuese është tymosja pasive ku shumë nxënës kanë deklaruar se kanë parë dikënd duke pirë duhan, e gjithashtu edhe shitja e duhanit ku mund ta blejë kushdo në dyqanet tona.

Berisha tha se gjendja aktuale është më e mirë se në vitin 2004 ku përdorimi i duhanit nga nxënësit ka qenë 7 për qind e më tepër nga gjinia mashkullore, ndërkaq tani është më pak se 4 për qind, kjo ka ndikuar edhe me fillimin e mësimit nëpër shkolla për rrezikun ndaj pirjes së duhanit. Megjithatë ajo thotë se tani duhanin më tepër e përdorin gjinia femrore.

Respektimi i ligjit për duhanin sipas saj, do të ndikonte edhe më tepër në parandalimin e këtij fenomeni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)