23 Dhjetor 2024

Bie numri i studentëve të huaj që studiojnë në Amerikë

Washington, 19 nëntor - Në Shtetet e Bashkuara vijnë më shumë studentë të huaj se në asnjë vend tjetër të botës. Por të dhënat tregojnë se prurjet e studentëve të huaj kanë ngecur, madje numri i studentëve nga disa shtete ka rënë ndjeshëm pas 20 vitesh rritje.

Raporti vjetor “Open Doors” i formuluar nga Instituti për Arsim Ndërkombëtar dhe Departamenti i Shtetit, i cili u publikua të hënën për vitin shkollor 2018-2019, tregon regjistrimin e 1,095,299 studentëve të huaj nga numri total prej 19,828,000 studentësh në arsimin e lartë në Shtetet e Bashkuara. Të dhënat tregojnë se 5.5 për qind e studentëve në Shtetet e Bashkuara vijnë nga vendet e tjera.

Shifrat tregojnë një rritje të vogël të regjistrimit të përgjithshëm të studentëve të huaj (0.05%) krahasuar me një vit më parë, por rënie e numrit të studentëve të rinj ndërkombëtarë (-0.9%).

Pjesa e dërmuese e studentëve të huaj vijnë nga Kina: 369,548 ose 33.7 për qind e studentëve të huaj, një rritje prej 1,7 përqind krahasuar me një vit më parë.

Në vendin e dytë renditen studentët që vijnë nga India 202,014 ose 18.4 për qind e studentëve të huaj, një rritje me 2.9 për qind nga një vit më parë.

Por disa vende të tjera kanë shënuar rënie sipa kësaj liste: Koreja e Jugut (-4.2%), Arabia Saudite (-16.5%), Kanadaja (0.8%), Vietnami (0.3%), Tajvani (4.1%), Japonia (-3.5%), Brazili (9.8%), Meksika (-1.5%), Nigeria (5.8%), Nepali (-0.3%), Irani (-5.0%), Britania (-2.7%), Turqia (-3.4%), Kuvajti (-9.8%), Gjermania (-8.5%), Franca (-1.0%), Indonezia (-3.4%), Bangladeshi (10%), Kolumbia (1.1%), Pakistani (5.6%), Venezuela (-7.3%), Malajzia (-6.8%) dhe Spanja (-3.0%).

Çfarë po i pengon studentët e huaj që të vijnë e të studiojnë në Shtetet e Bashkuara?

Institucionet e anketuara tregojnë se mes arsyeve për rënien e numrit të studentëve janë edhe kostoja e lartë e shkollimit të lartë, vështirësia e pajisjes me vizë ose pasiguria për të rimarrë përsëri vizën studentore, ndjesia se nuk do të jenë të mirëseardhur në Shtetet e Bashkuara, retorika negative politike si dhe lajmet për krime në Amerikë.

“Na gëzon fakti që shohim rritje të vazhdueshme të numrit të studentëve të huaj në Shtetet e Bashkuara dhe studentëve amerikanë që shkollohen jashtë”, tha Marie Royce, Ndihmës Sekretare e Shtetit për Arsimin dhe Çështjet Kulturore.

“Nxitja e programeve të shkëmbimit për studentët ndërkombëtarë mbetet një përparësi e madhe për Byronë e Arsimit dhe Çështjeve Kulturore. Duam që në ardhmen më shumë studentë ta shohin Amerikën si destinacionin më të mirë për t’u diplomuar. Shkëmbimi ndërkombëtar bën që instuticionet amerikane të arsimit të lartë të jenë më dinamike për të gjithë studentët. Arsimi amerikan mund të ketë një efekt transformues për studentët e huaj, ashtu siç mund të jetë shkollimi jashtë për studentët ameriaknë”, tha zonja Royce.

Programi i Trajnimit Përmes Praktikës (OPT) tregon një rritje prej 9.6 për qind të përfshirjes. Kjo që tregon se studentët e huaj po përfitojnë nga ky program që u jep mundësi të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara pas diplomimit për një periudhë nga një deri në tre vjet, në varësi të fushës së studimit. Të diplomuarit në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë përfitojnë viza më të gjata në bazë të programit OPT sesa në disa fusha të tjera.

Studentët e huaj kanë prirje të arsimohen në fusha si shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematika. Megjithatë, edhe në këto fusha ka patur rënie të regjistrimit të studentëve. Numri i studentëve të huaj që vijnë në Shtetet e Bashkuara për të bërë studime për bujqësinë u rrit me 10.3%.

Sipas Shoqatës së Arsimit Ndërkombëtar, NAFSA, studentët e huaj kontribuan me 41 miliardë dollarë për ekonominë amerikane gjatë vitit shkollor 2018-2019. Në vitin 2017, Departamenti i Tregtisë tha se studentët e huaj kontribuan me 42 miliardë dollarë për ekonominë amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)