27 Dhjetor 2024

Betohen solemnisht vullnetarët e Korpusit të Paqës

Prishtinë, 22 gusht - Grupi i dytë i Vullnetarëve të Korpusit të Paqes kanë përfunduar trajnimin parapërgatitor në  komunitetet: Kamenicë, Koretin, Topanic dhe Hodonoc dhe tani do të fillojnë shërbimin e tyre si vullnetarë për dy vitet e ardhshme.   

Korpusi i Paqes në Kosovë ka nisur programin që nga data 9 Shator 2013, kur edhe ështe nënshkruar marrëveshja ndërshtetërore ndërmjet Korpusit të Paqes dhe Republikës së Kosovës.

Korpusi i Paqes pret një marrëdhenie të gjatë dhe të frytshme me popullin dhe qeverinë e Kosovës.Grupi i tretë i përbërë nga 40 vullnetarë është i paraparë të arrij në vitin 2016.  

Korpusi i Paqes u themelua nga Kryetari Xhon F. Kenedi në vitin 1960 kur i sfidoi studentët e Universitetit të Michigan-it për ti shërbyer shtetit në emër të paqes duke jetuar dhe punuar në shtetet në zhvillim. Nga ky frymëzim u ngrit një agjencion federal qeveritar kushtuar paqes dhe miqësisë në botë.

Deri më sot tre qëllimet e saja mbeten të njëjta:  1. Të ndihmojë shtetet e interesuara në përmbushjen e nevojave të tyre me individ të trajnuar,  2. Në promovimin e mirë të njohjes së Amerikanëve nga shtetet ku ata shërbejnë 3. Në promovimin e  mirë të njohjes së popujve tjerë nga ana e Amerikanëve.

Grupi i ri i vullnetarëve  u betuan në prezencë të Ambasadorit të Sh.B.Amerikës Greg Delawie, n­ë ceremoninë  në të cilën morën pjesë edhe Presidentja Atifete Jahjaga, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, Minisitri i Punës dhe Mirëqenies Socilae Arban Abrashi, ish Ambsadori i Kosovës në Sh.B.Amerikës Akan Ismaili, miq të Korpusit të Paqës, vullnetarët në shërbim, familjet nikoqire të cilët ishin pjesë e këtij trajnimi.

Pas ceremonisë së betimit , grupi i ri i vullnetarëve zyrtarisht fillojnë shërbimin e tyre dy-vjeçarë, në tridhjetë e gjashtë komunitete anë e mbanë Kosovës .

Drejtori i Korpusit të Paqës në Kosovë, Stephen Kutzy tha: “ Komunitetet e Kamenicës, Koretinit, Topanicës dhe Hodonocit të cilët ishin nikoqir të shkëlqyer, i mikpritën vullnetarët nëpër shtëpitë e tyre dhe i ndihmuan në mësimin e gjuhëve vendore. Është një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit mes dy shteteve për të mirën e të gjithëve”.

Si pjesë e trajnimit grupi i ri ndjeku trajnimin intensiv të gjuhës. Vullnetarët gjithashtu pranuan informata rreth sistemit arsimor në Kosovë.

Çdo vullnetarë i Korpusit të Paqes gjatë trajnimit jetoi në familjet nikoqire, me qëllim që të fitojë koncept më të mirë për bashkësitë në Kosovë dhe kulturën e tyre, si dhe të ndihmojë në zhvillimin e aftësive gjuhësore të tyre.  

Vullnetarët, mbrenda kësaj jave do të vendosen në vende të ndryshme të Kosovës, aty ku do të vazhdojnë punën e tyre. I gjithë grupi i përbërë nga tridhjetë e gjashtë vullnetarë do të punojnë në programin e mësimit të gjuhës angleze.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)