Berishaj priti në takim shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë LailaOmarGad
Prishtinë, 8 maj - Rektori (u.d.) Anton Berishaj priti në takim shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, LailaOmarGad. Në takim u bisedua për format e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Organizatës UNICEF në drejtim të avancimit të të drejtave të fëmijëve në Kosovë.
Si Rektori (u.d.) Berishaj ashtu edheznj.Omar Gad u pajtuan që çështja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë është tepër sensitive dhe nevojitet një bashkëpunim i thellë dhe strategji pro-aktive për të sensibilizuar opinion.
Universiteti i Prishtinës, theksoi Rektori (u.d.) Berishaj, mundet që përmes njësive akademike përkatëse, si Fakulteti i Edukimit, Fakulteti i Mjekësisë, Departmenti i Gazetarisë, Departamenti i Psikologjisë etj. të ofrojë hapësirë në kurrikulat e tyre për kurse alternative zgjedhore që lidhen me avancimin e të drejtave të fëmijëve.
Një aspekt tjetër i përmendur në takim, ishte edhe fuqizimi i hulumtimeve për të drejtat e njeriut, me çrast rezultatet nga hulumtimet do të lidheshin me bazën më të gjerë të të dhënave, për të ofruar studime krahasimore dhe më të thella dhe që do të ndihmonin si burim informate për qarqet hartuese të politikave publike.