03 Maj 2024

Berishaj i propozon emrat për prorektorë

Pristhinë, 14 mars  -  Ushtruesi i detyrës së rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Anton Berishaj, i ka propozuar emrat për prorektorë.


Sipas një burimi të “Epokës së re” brenda Senatit të UP-së, Berishaj i ka propozuar për prorektorë: Qerim Qerimin, Hasnije Ilazin, Muhamet Malën dhe Merita Koqinaj-Berisha.


Po, sipas këtij burimi, Berishaj ende nuk e ka propozuar emrin e prorektorit për Buxhet dhe Financa. 

Në mbledhjen e Senatit, e cila është duke u mbajtur në këto momente, u.d rektorit Berishaj i ka njoftuar anëtarët e Senatit me propozimet e tij.

Epoka e re

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)