Berisha: Përfituesit e fondit edhe studentë nga Kosova e Maqedonia
Tiranë, 4 janar - Kryeministri Sali Berisha, gjatë shpërndarjes së diplomave për studentët më të mirë, tha se brenda vitit 2013 përfituesit e fondit të ekslenecës do të kapin shifrën 300.
Duke theksuar se këtë vit 63 kandidatë kanë përfituar nga fondi i ekselencës, kreu i qeverisë tha që objektiv për vitin 2013 do të rritja e cilësisë në arsimit si dhe shtimi i përfituesve të fondit të ekselencës me studentë shqiptarë dhe nga jashtë vendit.
Byrokracia të mos jetë pengesë për ekselencën, të bëjmë gjithçka për të shtuar numrin e doktorantëve. Të përfitojnë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia, diaspora si dhe çdo shqiptarë nga Bota, tha Berisha.