Berisha: Askush sdo të pranohet pa meritë në UP
Prishtinë, 10 korrik - Ushtruesi i detyrës së rektorit të Universiteti të Prishtinës Hasan Prishtina, Anton Bershia në një bisedë për Epokën e re ka thënë se do të ketë angazhim maksimal që në këtë vit akademik do të pranohen vetëm ata studentë që e meritojnë.
Do ti minimizojmë rastet kur dikush do të kalojë pa meritë dhe dikush pa meritë të mbetet jashtë listës, është shprehur Berisha.
Ai ka thënë se me ardhjen e tij në UP dhe me punën e mirë që po bën stafi akademik punët kanë filluar të kthehen për së mbari.
I pyetur nëse di të garojë për postin e rektorit të UP-së, Berisha ka thënë se nëse i ka bindur të tjerët se e ka stabilizuar gjendjen në këtë institucion atëherë nuk ka përjashtuar mundësinë për tu bërë pjesë e garës për rektor të UP-së. /Epoka e Re/