Beqaj do të informojë rektorin Dema me programin e Ministrisë së Inovacionit
Prishtinë, 19 shtator - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema do të pret sot në takim ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqajn.
Në këtë takim, i cili do të mbahet në ambientet e Rektoratit të UP-së, ministri Beqaj ka shprehur vullnetin që të informoj Rektorin Dema lidhur me programin e punës së Ministrisë që ai drejton.
Po ashtu, të dyja palët do të bisedojnë për mundësitë e bashkëpunimit lidhur me avancimin e cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës.