BE shënon Ditën ndërkombëtare të librit në Kosovë
Prishtinë, 20 prill - Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Prishtinë, prej sot deri të premten, do të organizojë një seri aktivitetesh për të shënuar Ditën ndërkombëtare të librit, si pjesë e fushatës së saj për gjuhët, artin dhe kulturën.
Në kuadër të manifestimet janë paraparë një ekspozitë me poezi të kaligrafuara të autorëve vendor dhe ndërkombëtarë, lexime letrare, punëtori për të shkruarit me nxënës të përzgjedhur nga tri shkolla fillore të Prishtinës, si dhe dy debate me tema Libri tradicional kundrejt librit elektronik dhe Përkthimet letrare si diplomaci kulturore.
Në aktivitetet do të marrin pjesë artistë, shkrimtarë, studiues, botues, gazetarë dhe publicistë nga Kosova, si dhe mysafirë nga jashtë vendit, njoftoi Zyra e BE-së në Kosovë.