BE përzgjedh 5 kandidatët nga Kosova për skemën për profesionistët e rinj
Prishtinë, 21 tetor - Pesë nënpunës civil nga Kosova, të kualifikuar dhe të motivuar janë përzgjedhur për një program të veçantë të edukimit dhe këmbimit i financuar nga BE-ja, me titull Skema e BE-së për profesionistët e rinj të Ballkanit Perëndimor.
Pesë profesionistët e rinj do të udhëtojnë javën tjetër në Paris për të filluar trajnimin intenziv tre javor të ofruar nga Shkolla e Punëve Publike e SciencesPo, ku pas përfundimit do të marrin Çertifikatën ekzekutive për menaxhmet dhe polika publike.
Qëllimi i Skemës së BE-së për profesionistët e rinj të Ballkanit Perëndimor është të kontriboj në progresin e procesit së anëtarësimit dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, duke ndërtuar kapacitetet e brezit të ardhshëm të nënpunësve të administratës publike dhe politikbërësve.
Pas përfundimit të programit trajnues ekzekutiv në Paris në tetor-nëntor-dhjetor, profesionistët e rinj në vitin 2017 do të jenë pjesë e programit të këmbimit në administratën e një shteti tjetër në rajon.
Me këtë rast, zyra e BE-së në Kosovë dhe partneri i saj implementues, Këshilli Britanik, organizojnë ceremoninë, me prezencën e Shefës së Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësueses Speciale të BE-së, Nataliya Apostolova, për t\'iu uruar rrugë të mbarë.
Samiti i Parisit për Ballkanin 2016 rikonfirmoi perspektivën Evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Reforma e administratës publike dhe qeverisja e mirë edhe një herë janë vendosur lartë në agjendën e anëtarësimit të BE-së si ndër prioritetet kyqe.
BE-ja tashmë ofron mbështetje Shqipërinë, Bosnjën dhe Hervegovinën, Kosovën, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë në lidhje me reformën e administratës publike, jo vetëm përmes udhëzimit dhe mbështjetjes politike por poashtu edhe përmes fondeve të dedikuara të para-pranimit (IPA), instrumenteve të bashkëpunimit insititucional (Binjakëzimi, TAIEX dhe SIGMA), si dhe ndërtimin e kapaciteteve (përmes Shkollës regjionale të administratës publike- ReSPA).
Për të forcuar më tej këtë proces, Komisioni Evropian dhe qeveritë e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për të zbatuar një pilot projekt një vjeçar \"Skema e BE-së për profesionistët e rinj të Ballkanit Perëndimor\", e cila do tua mundësojë nënpunësve të rinj civilë të marrin pjesë në një program ekzekutiv trajnimi pas të cilit ata do të përfundojnë një program të këmbimit në një vend tjetër të rajonit. Projekti financohet nga Komisioni Evropian dhe implementohet nga Këshilli Britanik.