BE përkrah rektorin Zejnullahu për të mbrojtur cilësinë e arsimit
Prishtinë, 5 dhjetor - Në një deklaratë të përbashkët të Zyrës së Bashkimit Europian dhe shefave të misioneve të shteteve anëtare të BE-së që janë të pranishme në Kosovë i jepet përkrahje e parezervë rektorit të Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu.
\"Zyra e Bashkimit Evropian/PSBE dhe krerët e misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë i përkrahin plotësisht përpjekjet e Rektorit të Universitetit të Prishtinës për të mbrojtur cilësinë e arsimit të lartë dhe të drejtat e barabarta të të gjithë studentëve\", theksojnë ata në deklaratë.
Shmangia nga kriteret për pranim në Universitet sipas tyre do të dëmtonte si Universitetin ashtu edhe të drejtat e studentëve të tij për të marrë një arsimim cilësor të cilin e meritojnë.
\"Në përputhje me parimet e Bolonjës dhe të fushës së Arsimit të Lartë Evropian, autonomia dhe pavarësia e të gjitha universiteteve dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë duhet të respektohet\", theksohet me tutje në deklaratë.