BE ndërton shkollën e mesme në fshatin Llabjan
Prishtinë, 14 janar - Sot na Fshatin Llabjan të Komunës së Lipjanit mbahet ceremonia e vënies së gurë themelit për fillimin e punimeve për ndërtimin e shkollës së mesme në këtë fshat.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e financon ndërtimin e shkollës së re të mesme në Llabjan.
Kontrata në vlerë të 605 000 euro për këto punë i është dhënë konzorciumit Altrade sphk GM Architecture.
Kjo shkollë do të mirëpresë 600 nxënës të cilët do të mësojnë në dy ndërrime. Deri më tani Llabjani nuk ka pasur shkollë të mesme fare, gjë e cila i ka shkaktuar probleme komunitetit të këtij vendi.
Ngjarja e organizuar e shënon fillimin e punimeve ndërtimore.