29 Dhjetor 2024

BE mbështet mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet në internet

Prishtinë, 7 dhjetor - Një konferencë rajonale që adreson mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet në internet është organizuar nga projekti i financuar nga BE “Mbrojtja e fëmijëve në internet”, implementuar nga Qendra për Arsim e Kosovës. Gjatë kësaj konferencë u prezantuan rezultatet dhe arritjet kryesore të projektit si dhe shembuj të praktikave të mira në këtë fushë nga vendet rajonale.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami hapi këtë konferencë bashkë me përfaqësuesit e Zyrës së BE-së/PSBE-së.

Ky projekt dyvjeçar i financuar nga BE ka kontribuuar në sigurimin e mbrojtjes më të mirë të fëmijëve në internet përmes rritjes së vetëdijesimit, fuqizimit dhe veprimeve të bashkërenduara të qeverisë, shoqërisë civile dhe industrisë në ndërmarrjen e masave mbrojtëse dhe masave të duhura. 

Ky projekt ka mbështetur zhvillimin e planit strategjik për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet në internet, ka përgatitur dhe shpërndarë materiale informuese për fëmijë, prindër dhe mësimdhënës në Kosovë dhe ka organizuar sesione informative në 100 shkolla të Kosovës. Është organizuar një fushatë për vetëdijesim publik dhe janë mbështetur 10 iniciativa të bazuara në shkolla për përmirësimin e mbrojtjes së fëmijëve në internet gjatë këtyre dy viteve.

Ky projekt ka kontribuuar në përmirësimin e të kuptuarit të fëmijëve për të drejtat e tyre në internet për informim, privatësi, mbrojtje dhe pjesëmarrje si dhe për mënyrën e përdorimit të internetit në mënyrë të sigurt, të përgjegjshme dhe pozitive, për natyrën e rreziqeve në internet dhe mënyrën e mënjanimit të tyre si dhe ku të drejtohen nëse janë të shqetësuar ose të frikësuar. Këto çështje ishin të adresuara drejtpërdrejt përmes sesioneve informative në vend dhe në internet për fëmijët dhe përmes mbështetjes së ofruar për iniciativat për mbrojtjen në internet nëpër shkolla.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)