25 Dhjetor 2024

BE mbështet komunitetin për hulumtim shkencor në Kosovë

Prishtinë, 15 dhjetor - Në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e efekteve që ndotja e mjedisit mund të ketë në shëndetin publik, një projekt i financuar nga BE me titull \"Ndotja e mjedisit në Kosovë: efektet e mundshme gjenotoksike dhe rreziqet e lidhura me shëndetin njerëzor\" organizon një tryezë të rrumbullakët për të ndarë informacionet e një studimi mjedisor dhe rreziqet e tij shëndetësore potenciale mbi bimët, kafshët dhe njerëzit.

Kjo tryezë e rrumbullakët është pjesë e përpjekjeve më të mëdha në të cilat është i përfshirë ofruesi i këtij projekti, si rritja e cilësisë dhe sasisë së hulumtimit, përmirësimi i objekteve dhe pajisjeve të hulumtimit, duke forcuar lidhjet në mes të mësimdhënies dhe hulumtimit, si dhe futja e metodave të reja dhe inovative të hulumtimit.

Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të BE-së për zhvillimin e kapaciteteve hulumtuese në Kosovë.

Ai synon të përmirësojë shëndetin e njeriut dhe mjedisin duke krijuar infrastrukturën e nevojshme kërkimore, promovimin e mësimdhënies së drejtuar kah hulumtimi, si dhe fuqizimin e partneritetit në mes të Universitetit të Prishtinës dhe institucioneve më të mëdha kërkimore evropiane.

Ky projekt zbatohet nga Fakulteti i Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me Universitetin e Salzburgut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)